top of page
Historik
Si një ndërmarrje me traditë, MAHAGONI merret kryesisht me përpunimin e drurit dhe produkteve nga druri.
MAHAGONI është dëshmuar si një sinonim i cilësisë. Me materiale kualitative dhe me staf professional, MAHAGONI realizoj me sukses shumë mobile për objekte të banimit, hotelieri, kafiteri, restaurante, ordinacione, dyçane të ndryshme afariste dhe shumëçka tjeter. Në MAHAGONI gjeni vetëm kualitetin më të mirë të produkteve, të realizuara me teknologjinë e fundit. Produktet e ndërmarrjes janë të planifikuara nga dizajner profesionist për kërkesat tuaja dhe realizuar me përpikmëri nga stafi professional i ndërmarrjes, gjithmonë duke përmushur kërkesat tuaja apo edhe duke ju ndihmuar në përzgjedhjen adekuate.
MAHAGONI-t prodhon në Kosovë dhe produktet e saja janë të realizueshme në tërë tregun Kosovarë dhe atë Zvicerian, duke e mbuluar të gjithë ecurinë e punës nga stafi i ndërmarrjes, që nga dizajnimi deri në realizimin e detalit më të vogë në ambientet tuaja. Sipas kërkesave, produktet e ndërmarrjes arrijnë edhe në shtet e rajonit si dhe në shtete tjera të bashkimti europian si Gjermania, Austria etj. Ndërsa në Zvicër produktet e MAHAGON-it mundë ti gjeni në sallonin e ekspozimeve në qytetin Kollbrunn, kantoni i Winterthur-it.
MAHAGONI përmban produkte të ndryshme për mobilimin e hapsirave banesore dhe afariste, me theks të veçantë në kuzhina, dhoma të gjumit, dollapa dhe dressing-a, dyer të brendshme, orendi dhe enterier.
Ndërmarrja prodhon gjithnjë sipas kërkesave, andaj tek MAHAGONI ju gjithmonë do ti realizoni dëshirat tuaja.
Çka bëjmë ne…


1/1


1/1
Ndër vite, pas shumë produktesh të exportuara në shtetet si Zvicra, Gjermania, Austria, Belgjika etj, MAHAGONI arriti që nga viti 2015 të konsolidohet edhe në tregun Zvicerian, duke realizuar punë të ndryshme në vazhdimësi.
Falë klientëve shum të respektuar dhe punës së palodhshme nga i gjithë stafi i ndërmarrjes MAHAGONI, tanime në fillim të vitin 2018 u arritë që në kantonin e Winterthur-it të Zvicres të hapet salloni për prezentimin e produkteve të ndërmarrjes. Produktet e MAHAGONI-t të kërkuara si në tregun vendas dhe atë europian, tregojnë më së miri për cilësitë në kualitet dhe bukurinë e tyre.
MAHAGONI për afro dy dekada me llogon dhe brendin e përfacësimit në publik, vendosi që në fillim të vitin të ri kalendarik 2018, të përditësoje brendin apo fytyrën e reprezentimi në publik. Ndërmarrja padyshim vazhdon tutje si një biznes familjar me përkrahje të shumë bashkëpunëtorëve dhe përmban strukturë të njejtë menagjeriale dhe kolektive.
Si në brendim, ashtu edhe në të gjitha sferat e ndërmarrjes janë aplikuar avancime dhe përditësime, gjithnjë për të zhvilluar sistematiken prodhuese me teknologji dhe me modele e dizajne të reja për tregun kosovarë dhe atë europian.
MAHAGONI çëndron gjinjë pranë jush.
Pasioni për përpunimin e drurit, bëri që zeja e zdrukthëtarisë të trashëgohet në familien Gashi tashmë në tri gjenerata.
Dërvish Gashi (1890-1950) shprehi dashurinë ndaj drurin në një lëmi shumë specifike. Ai merrej me ndërtimin e veglave muzikore të eposit tonë folklorik.
Më pastaj këte pasione e vazhdoi i biri, Hysen Gashi (1940-2003), i cili perpos që merrej me stolisjen e Oda-ve* me ornamente nga druri, ai gjithashtu merrej me përpunimin e shumë gjërave tjera nga zeja e zdrukthëtarisë.
Tashmë ky pasion I trashëguar në gjeneratën e tretë, vazhdon të kultivohet nga të bijtë e Hysenit, të cilët këtë dashuri për zejen e zdrukthëtarisë e shëndruan në art praktik dhe dekorativ për ambiente të ndryshme.Për një kohë te gjatë, kjo zeje në familjen Gashi u praktikua si një pasion ndërsa në vitin 1978 ajo u kurorëzua në një ndërmarrje.
Nga ajo kohë, pamvarësisht sfidave të shumta, ndërmarrja si synim parësor kishte krijimin e produkteve kualitative të realizuara me shum mund dhe dashuri.Në fillimet e saja dhe ndër vite, nderrmarrja familiare realizoj punë të shumta dhe të shumëllojshme si p.sh. dyer të hyrjes, dyer të mbrendshme, dritare, shkallë druri, kuzhina, dhoma te gjumit, orendi si dhe shum produkte tjera sipas porosive të ndryshme.
Gjatë vitit 1999, ndërmarrja u rikonsolidua për të vazhduar me krenari pasionin e trashëguar. Gjith ky angazhim i vlersuar shumë nga bashkëpunëtorët dhe përdoruesit e mobileve nga MAHAGONI, bëri që ndërmarrja të ketë një rritje konsistente, gradualisht të fuqizohet dhe të shtoj kapacitetet e prodhimit.
Në dhe në rritje të vazhdueshme, me investime në profesionalizimin e stafit menaxhues dhe prodhues, si dhe investime në makineritë adekuate dhe logjistën e nevojshme, ndermarrja MAHAGONI nga qyteti Pejës arriti me sukses të mbuloj tregun e brendshëm dhe atë rajonal. Me profesionalizmin e sajë, ndërmarrja arriti me sukses që produktet e saja ti plasoj edhe në tregut Europian.


1/1
bottom of page